Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, është përballur së fundmi me një situatë të papritur dhe aspak të këndshme. Një çift ka shkuar në restorantin e tij dhe ka bërë sherr për motive xhelozie.

Në fakt e gjitha është një kamer e fshehtë, por Renato një gjë të tillë nuk e kuptoi. Gazetari i "Thumb On" ka qenë ai që ka shkuar në restorantin e Mekollit së bashku me të "dashurën" e tij.

Në një moment, gazetari bën sikur është xheloz që e dashura e tij po shikon drejt shefit të kuzhinës. Ky i fundit del nga kuzhina dhe shkon pikërisht te tavolina ku ndodhet dyshja për të sqaruar se çfarë po ndodhte.

"O v'lla e ke idenë me kë je ngatërru? E di ç'të bëj unë ty?", i thotë gazetari Renatos ndërsa ky i fundit ia kthen: "Ça do bësh ti mo?". "Kjo kamera e fshehte e @renatomekolli eshte bere qe ne tetor, kur ne akoma s’e kishim nisur emisionin. Kam dy muaj qe mezi po pres sa te transmetohet. Me ne fundi erdhi momenti. Kete jave", shkruan moderatorja e njohur, Aulona Musta, krahas videos në "Instagram".

[gallery ids="882942,897808,882939,917794,938507,938508,938509,938510,938511,938512,882946,917798,814799,814797,814796,814795"]