
Duket se një sherr i ri ka nisur në showbiz-in shqiptar. Është fjala për dy këngëtarët e njohur, Samanta Karavella dhe Young Zerka.
Ky i fundit ishte mbrëmë i ftuar në emisionin "Shiko Kush Luan", ku gjatë një loje zgjodhi Samantën si personazhin që nuk meriton famën që ka.
Lidhur me këtë deklaratë të reperit ka reaguar sot Samanta. Nëpërmjet postimeve në "Instastory", këngëtarja ka shpërthyer me disa fjalë që prekin edhe Ronela Hajatin.
"O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia", shkruan Samanta në foton ku këngëtari shfaqet gjatë goditjes së fotos.
"Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja", shkruan Samanta në foton ku duket se i drejtohet Ronelës.
Kujtojmë se vite më parë Samanta dhe Ronela kanë qenë shoqe të ngushta, por më pas patën një debat me njëra-tjetrën dhe tani vajzat nuk flasin. Ende nuk dihet shkaku që prishi miqësinë e tyre.
[gallery ids="900947,900948,900949,900950,900951,900952,900953,900955,900956,900859,897920,897921,900957,900958,900959,900960,900961,900962,900963,900964,880745,880744,880736,880739,900966,900967,900968,900969,861621,861620,861619,861618"]