Drama mes Arbenita Ismajlit dhe ish-bashkëshortit të saj, Fero, duket se po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Pas reagimit të gjatë ku modelja tregoi gjithë dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj reperit të njohur, modeljs nuk u ndal vetëm tek ai, por edhe te babai i tij.

Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë.

Vajza në fjalë pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.

“Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh”, shkruhej në mesazhin në fjalë, të cilin Arbenita e ka publikuar në “Instastory”.

Ndërkohë modelja e shoqëroi postimin me fjalët:

“Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”.