
Gjatë sherrit me shqiptarët në Mykonos, një prej policëve grekë që arrestuan futbollistin e Manchester United, Harry Maguire, mësohet t’i ketë thënë lojtarit që “të përfundoi karriera tani” gjatë kohës që e godiste.
Kapiteni i United u arrestua sëbashku me të vëllain e tij Joe dhe shokun Chris Sharman pasi u përfshinë në sherr me shqiptarët, për shkak se një biznemen shqiptar kishte ngacmuar motrën e lojtarit.
Avokati i Maguire tha në gjykatën greke se mbrojtësi anglez ishte sulmuar nga një grup shqiptarësh.
Avokati gjithashtu shtoi se motra e vogël e Maguire, Daisy, ishte gjuajtur në krah me një shufër hekuri pasi kishte refuzuar të dilte me shqiptarin.
Gjatë përleshjes me shqiptarët, kur policia u afrua për të ndërhyrë, mësohet se ka goditur në këmbë futbollistin e United dhe i ka thënë “karriera jote mbaroi”.