Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ishte i ftuar Alket Islami. Ky i fundit është babai i Xhonatanit, i cili vetëm pak ditë më parë u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Alketi komentoi rrugëtimin e të birit në “Big Brother VIP2”. Ai foli rreth situatës së krijuar në shtëpi mes Xhonatanit dhe Luizit, duke e vlerësuar si sjellje të duhur atë që bëri i biri.
Sa i përket nominimit të Xhonatanit këtë javë, Alketi e quajti sfidë, te cilat gjithnjë janë të mirëpritura në familjen e tyre.