
Pas martesës me diplomatin anglez Paul Edward Conolly, Anjeza Shahini ka lënë gjithçka në Shqipëri, përfshirë edhe karrierën, për të filluar një jetë të re pranë bashkëshortit të saj, në Londër.
Por këngëtarja e njohur është mjaft aktive në profilin e saj në "Instagram", ku ndan me fansat e saj foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Një ditë më pare, Anjeza publikoi një fotografi ku shfaqet e veshur me një xhaketë të zezë për të cilën ka një shpjegim pse e vesh aq shpesh.
"Këtë xhaketë lëkure e ruaj dhe e vesh prej shumë vitesh. Ndoshta e shihni në shumë nga fotot e mia. Kështu bëj me disa nga veshjet e mia. E dua modën dhe kënaqem kur ble veshje të reja sigurisht, por dua dhe botën në të cilën jetoj. Kështu që kur ble diçka të re, thjesht e mendoj dy herë. Vetëm kaq duhet për të bërë secili pjesën tonë, të shpëtojmë sado pak ambientin. Unë besoj në të qenurit modern dhe më i përgjegjshëm. A, sa për gotën plastike në dorë është 100% e reciklueshme, por prapë nuk është idelae", ka shkruar Shahini krah postimit të saj, duke dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm.
[gallery ids="869692,869691,869693,869694,869696,869697,869698,869699,869700,869701,869702,869703,869704,869705,869706,869707,869708,869709,869710,869711"]