Cara Delevingne ka ngjallur frikë për shëndetin e saj, pasi u shfaq në një gjendje të keqe kur mbërriti në aeroportin Van Nuys në Los Angeles, të hënën.

“Daily Mail” ka publikuar fotografi dhe video që e tregojnë 30-vjeçaren më rrethin e syve të errët, teksa pinte cigare dhe nuk kishte veshur këpucë.

Burimet për median britanike janë shprehur se vajza e kopertinës dukej e paaftë që të kontrollonte lëvizjet e trupit të saj. Delevingne shihet teksa flet në telefon, duke u përkulur, duke ecur përreth, duke luajtur me një qen.

E reja dukej mjaft e shqetësuar dhe sikur nuk ishte në gjendje që të ndalonte lëvizjet e saj të shpejta.

Modelja e famshme mbërriti në aeroport së bashku me asistenten e saj rreth mesditës me kohën lokale. Ajo kishte veshur një bluzë të Britney Spears, tuta të zeza me shirita të gjelbër, të verdhë dhe të kuq, çorape të verdha dhe pa këpucë.

Burimi ka thënë për “Daily Mail” se Delevingne ishte dy orë vonesë për fluturimin. Asistentja e saj kapi qenin e Cara-s dhe kapelën prej kashte që mbante fjalët ‘Hungover’ në ngjyrë rozë të ndezur ndërsa të dy ecnin drejt avionit privat Puma të Jay-Z.