Edhe pse mezi priste të ishte pjesë e “Paradës së Krenarisë”, organizatorët dhe ekipi i saj vlerësuan se mbërritja e saj mund të shkaktonte kaos për shkak të numrit të madh të njerëzve.
Mbretëresha e popit, Madonna, ka anuluar performancën e saj në “London Pride” për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Diva, e cila aktualisht po promovon albumin e saj të ri “Confessions on a Dance Floor: Part II”, duhej të shfaqej në skenë në Trafalgar Square në Londër, së bashku me Beth Dito dhe MNEK, si pjesë e “Pride Parade” në Londër, një ngjarje që mbledh një numër të madh njerëzish çdo vit.
Megjithatë, shfaqja e planifikuar u anulua në minutën e fundit.Sipas një burimi që foli për “The Sun on Sunday”, vendimi u mor për anulimin e koncertit për arsye sigurie, për shkak të vlerësimit se prania e njërit prej yjeve më të mëdhenj të botës mund të shkaktonte shumë turmë dhe kaos të mundshëm në një ngjarje tashmë jashtëzakonisht masive.
“Madonna ishte shumë e emocionuar që do të performonte sepse është një mbështetëse e madhe e të drejtave LGBTQ+. Por ekipi i saj vendosi në minutën e fundit të mos merrte pjesë për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe frikës se mbërritja e saj mund të prishte eventin tashmë të organizuar mirë”, tha burimi.
Këtë vit, “Parada e Krenarisë” e Londrës mblodhi qindra mijëra pjesëmarrës dhe vizitorë në qendër të qytetit.
