Ylli i pornografisë, Austin Wolfe, emri i vërtetë i të cilit është Justin Heath Smith, u dënua me 19 vjet burg. Sipas mediave të huaja, gjykata e shpalli atë fajtor për dy akuza që lidhen me shfrytëzimin seksual të të miturve.

Konkretisht, Austin Wolfe u shpall fajtor për joshje të një të mituri dhe përfshirje në aktivitete që përfshinin sjellje seksuale të ndaluara. Ai u dënua gjithashtu me 10 vjet lirim me kusht dhe një gjobë prej 40,000 dollarësh.

“Krimet e Justin Heath Smith kundër fëmijëve janë të tmerrshme”, tha Jay Clayton, Prokuror i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, në një deklaratë, duke shtuar:

“Ai shënjestroi fëmijë që në moshën shtatë vjeç dhe të gjithë banorët e Nju Jorkut duan ta shohin atë larg rrugëve tona për sa më gjatë të jetë e mundur dhe të mos u afrohen më kurrë fëmijëve tanë”.

Austin Wolfe u akuzua fillimisht për posedim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë. Në qershor 2025, ai u deklarua fajtor për një akuzë për nxitje të një të mituri për t’u përfshirë në aktivitet seksual në një seancë gjyqësore federale në Manhattan.

Justin Heath Smith u arrestua në prill 2024, pasi autoritetet federale bastisën apartamentin e tij në Manhattan. Gjatë bastisjes, autoritetet zbuluan afërsisht 200 video që përmbanin pornografi me fëmijë në një kartë SD.

Sipas prokurorëve, ai u zbulua se kishte shfrytëzuar dhe tentuar të shfrytëzonte seksualisht viktimat e mitura në mënyrë të përsëritur që nga viti 2023. Në fund të atij viti ose në fillim të vitit 2024, Smith dhe një burrë tjetër u takuan me një 15-vjeçar.

“Gjatë takimit, burri kreu seks oral me të miturën ndërsa Smith masturbohej”, thanë prokurorët në një deklaratë.