Filmi “The Devil Wears Prada 2” ka shpërthyer në arkëtime, duke siguruar mbi 230 milionë euro në fundjavën e parë të shfaqjes.
Sipas të dhënave, filmi debutoi në vendin e parë në Amerikën e Veriut, me rreth 71 milionë euro të ardhura në SHBA dhe Kanada, ndërsa në total global arriti shifrën e 144 milionë eurove.
Produksioni u shfaq në rreth 4.150 kinema në Amerikën e Veriut dhe, sipas sondazheve të PostTrak, gratë përbënin rreth 76% të publikut.
Po ashtu, rreth 74% e shikuesve janë shprehur se do ta rekomandonin filmin te miqtë, duke treguar një reagim të fortë nga audienca.
Kritikat për vazhdimin kanë qenë të përziera, ndërsa historia rikthen Anne Hathaway në rolin e Andy Sachs, përballë Meryl Streep si Miranda Priestly në revistën “Runway”.
Filmi ka pasur një buxhet prej rreth 92 milionë eurosh, dukshëm më i lartë se pjesa e parë e vitit 2006.
Regjisori David Frankel ka deklaruar se, pavarësisht buxhetit më të madh, pas pagesave për aktorët kryesorë, fondet për xhirime mbeten pothuajse të njëjta si në filmin origjinal.
Në promovimin global janë përfshirë edhe emra si Emily Blunt dhe Stanley Tucci, me evente në Tokio, Londër dhe New York.
Në fushatën promovuese u përfshi edhe Anna Wintour, e cila u shfaq në evente të rëndësishme bashkë me kastin.
Në vendin e dytë renditet Michael, që ka arkëtuar rreth 50 milionë euro në fundjavën e dytë në Amerikën e Veriut, duke çuar totalin global në rreth 390 milionë euro.
Ndërkohë, sezoni veror i kinemasë është dominuar edhe nga filma si The Super Mario Galaxy Movie, Project Hail Mary dhe Hokum, që po tërheqin gjithashtu vëmendje në box office.
