Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, ka siguruar fitime marramendëse me “Renaissance”. Ylli i muzikës, e cila hipnotizoi fansat e saj në mbarë botën me performancat live, kësaj radhe erdhi me një eksperiencë tjetër, krahë vajzës së saj Blue Ivy.
Turneu shumë i suksesshëm i “Renaissance” filloi më 10 maj në Suedi dhe përfundoi më 1 tetor në Kansas City. Para fillimit të turneut, Forbes vlerësoi se ikonën e muzikës pop do të fitonte mbi dy miliardë euro.
E në fakt ashtu ndodhi! Në kohë rekord, “Renaissance” u bë turneu me fitimin më të madh nga një artiste femër, duke kaluar ‘Sticky & Sweet Tour’ të Madonnas me 450 milionë euro.
Gjatë turneu, mbretëresha e muzikës ndau po ashtu dy milionë euro për studentë dhe biznese të vogla përmes fondacionit të saj bamirës, “BeyGOOD”.
