Këngëtari i famshëm, Enrique Iglesias, ndodhet në Tiranë. Mbrëmjen e sotme ai do të mbajë një koncert në sheshin ‘Skënderbej’, i cili pritet të jetë madhështor.

Pak më parë, këngëtari ka bërë disa postime në “Instastory”, ku tregon se ndodhet në vendin tonë.

Në postimin e parë, Enrique ka postuar një foto ku shfaqet sheshi ‘Skënderbej’ dhe krahas saj shkruan:

“Shihemi sonte Tirana, Shqipëri”.

Ndërkohë në postimin tjetër, këngëtari i famshëm ka publikuar një video ku tregon se si duket momentalisht skena e madhe e vendosur në shesh, ku ai do të këndojë disa nga këngët e tij më të famshme.