Bashkëshortja e Princit Harry, Meghan Markle, ka shkaktuar shumë debat në rrjetet sociale. Shkak është bërë lançimi i çokollatave të saj të reja, që shiten për 12 dollarë copa dhe që janë kritikuar për shijet e “çuditshme” dhe “të pështira”.
Dukesha e Sussex prezantoi tre çokollata edicion të kufizuar nën markën e saj “As Ever”, të prodhuara me përbërës “të firmës”, si përhapja me mjedra dhe spërkatjet me lule.
Tre shijet përfshijnë:
-çokollatë qumështi me biskota shortbread dhe polen blete
-çokollatë të bardhë me spërkatje lulesh dhe fara kërpi
-çokollatë të zezë me përhapje mjedrash dhe kripë deti.
Por fansat nuk u bindën aspak. Përkundrazi, rrjeti shpërtheu me reagime tallëse”
“12 dollarë për një çokollatë?! Dhe me lule apo polen blete? Kush ja prish çokollatës këto shije të çuditshme?. Të paguash 12 dollarë për një çokollatë me… barishte? Të neveritshme”.
Disa të tjerë u shokuan nga përbërësit:
“E futi vërtet spërkatje lulesh në çokollatë?/ Tmerrshme! Çmim i çmendur për një çokollatë!”.
44-vjeçarja prezantoi produktet me një video të kuruar në Instagram, ndërsa pak orë më herët kishte treguar një klip të masës së çokollatës duke u shkrirë.
Llogaria zyrtare e “As Ever” postoi edhe një foto të saj duke mbajtur një grumbull paketash dhuratash me shirit kadifeje jeshile, duke paralajmëruar:
“Gjërat sapo u bënë më të ëmbla”.

