Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, i ka dhënë disa këshilla Artan Kolës në lidhje me lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Sipas fituesit të edicionit të dytë të reality show-t, çelësi i lojës është të kuptosh se ku “sillet” dinamika mes banorëve. Ai thekson rëndësinë e vëzhgimit: ku mblidhen më shpesh banorët, me kë zgjedhin të kalojnë kohë dhe cilat marrëdhënie krijohen brenda shtëpisë.

Luizi shpjegon se vëmendja duhet të jetë edhe te mënyra si ndërtohen raportet kush respektohet nga të tjerët dhe si reagojnë banorët në situata të ndryshme. Për të, çdo edicion ka “polet” e veta dhe lojtari duhet të kuptojë qendrën e lojës për të pozicionuar veten.

Teksa po i jepte disa këshilla Artanit, Luizi shton se ekzistojnë dy strategji kryesore: të krijosh aleanca ose të përballesh i vetëm me lojën. Megjithatë, sipas tij, ndërtimi i marrëdhënieve kërkon kujdes, pasi miqësitë brenda lojës mund të jenë të brishta.

“Ji i vëmendshëm dhe shih ku sillet loja. Si e kupton? Aty ku sillen banorët — te cili mblidhen më shumë, ku shkojnë… jo vetëm njëherë, por ku shkojnë shpesh, sepse njëherë mund të jetë rastësi. Shih kë kërkojnë banorët kur dalin nga dhoma e gjumit. Ku shkojnë të pinë kafen, me kë kanë qejf ta pinë kafen, kë kanë qejf ta kenë afër. Në Prime, kur flet dikush, shih kë respektojnë banorët — kur nuk e ndërpresin. Vëzhgo, jo kur të thonë ‘pushoni’, por kur vetë vendosin të pushojnë.

Fillon dhe kupton ku sillet loja, ku është pika e fortë ose qendra e lojës. Çdo edicion ka polet e veta. Ti sheh ku sillet loja dhe ke dy mënyra: atë person ose e bën shok, ose përballesh me çfarë ke. Në të dy rastet është më e lehtë ta bësh shok — por duke e bërë shok, nuk e mund kurrë”, i thotë Luizi.