Rogerti e ka nisur ditën e sotme me debate në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai sapo u zgjua theu kutinë e emergjencës dhe i zgjoi 3 finalistët e tjerë me zhurmë dhe me ofendime.

Gjithashtu pati debate me secilin prej tyre, edhe me Selin, të cilës i tha që ka bërë lojë me krevatin me Mirin dhe se ka shitur veten për një lojë.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ke shitur veten për një lojë.

Selin: Kaq frikë ke se del i fundit

Rogerti: Frika ime më e madhe është që kur të dal jashtë nuk përballoj miqtë dhe armiqtë.

Selin: Do të gjuajnë me domate.

Rogerti: Unë do gjuaj me dopio domate. Jam sy për sy

Selin: O njeri agresiv.

Rogerti: Agresivitetin e di Shqipëria.

Selin: Ule zërin burracak, frikacak. Ule zërin se je përballë një femre.