Edhe shumë pak ka mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt, i cili nis nesër në orën 21:15.

Ledion Liço do të jetë përsëri moderatori i “Big Brother Vip” e për të shuar paksa kureshtjen e publikut, të cilët mezi po presin mbrëmjen e nesërme, zbuloi disa detaje nga ky edicion në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live”.

I pyetur nga Sidorela Gjoni rreth vizitës së stafit të “BBV4” në Grande Fratello në Itali, Ledioni na zbuloi një risi të re këtë vit, ku do të ketë një shkëmbim banorësh mes “BBV4” dhe Grande Fratello.

Ledion Liço: Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.

Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion