Festat e fundvitit janë një kohë magjike! Në periudhën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri duhet të jemi të lumtur, të argëtohemi, të jemi me miqtë, të shkojmë diku ku të kalojmë këndshëm dhe të dokumentojmë të gjithë lumturinë tonë me foto dhe video, të cilat padyshim, duhet t’i postojmë në mediat sociale.

Shumë prej nesh zgjedhin që festat t’i kalojmë në destinacione të ndryshme, qoftë brenda vendit, ashtu dhe jashtë. Qoftë në vende me dëborë, apo shumë të tjerë edhe në vende të nxehta tropikale. Top Albania Radio mendon për të gjithë, duke ju sugjeruar planet perfekte gjatë këtyre ditëve festive. Dea Vieri, së bashku me të ftuarit e saj, ju vijnë në ndihmë në “Magjia e Festave”. Nga e hëna në të premte, ora 13:00!

I ftuar sot në “Magjia e Festave” ishte Gazmend Ujkashi. Ai u shpreh për festat e fundvitit dhe tregoi detaje nga festat dikur dhe sot.

Krishtlindje nuk ka patur sepse ne e kishim të ndaluar besimin. Festohej Viti i Ri. Tavolina ishte plot sepse viti i ri duhet të na gjente me bollëk, fokusi ishte ushqmi. Ndryshimi me sot është se festohen Krishtlindjet. Suela ka lindur për Krishtlindje dhe nga historia është një festë që i jep hare të gjithë familjes. Gjelin e kemi patur dhe ne dhe vazhdon si element. Sa i përket dekorimit, kanë qenë letra me ngjyra dhe ne i prisnim për të zbukuruar shtëpinë. Të gjithë komshinjtë të vinin dhe i shkoje për vizita, kjo gjë nuk ndodh më. Pemë kishte, jo si sot artificiale, ishin atyrale. Shkoja në pyll e prisja dhe e merrnim në shtëpi, ishte ndjesi shumë e bukur.

Udhëzuesi për festat perfekte?

Miqtë të jenë njerëz gazmorë, mos të kesh fare toksik. Miq të vërtetë mbi të gjitha. Zgjidhni një vend të ngrohtë për ta kaluar natën e Vitit të Ri. Ora 00 duhet të jetë me të dashurit e zemrës./TAR

https://gazeta-shqip.com/lifestyle/zgjohesh-shpesh-ne-oren-3-te-mengjesit-ja-pse-ndodh/