Kim Kardashian nuk njihet aspak me pamjen e saj të re, ku shihet të ketë prerë flokët e shkurtra për kopertinën e revistës “CR Fashion Book”, këtë javë.

Ylli televiziv, duket thuajse e ngjashme me “bashkëshorten” e re të Kanye West, Bianca Censori, teksa ka pozuar bardhë e zi për revistën e njohur.

Ne e kemi parë Kim Kardashian të eksperimentojë me flokët e saj ndër këto vite, duke provuar ngjyra të ndryshme por modeli i fundit i flokëve të saj i ka habitur të gjithë.

Së bashku me këtë set fotografish, Kim ka dhënë një intervistë, në të cilën ka zbuluar më shumë për jetën e saj si nëna e katër fëmijëve.

“Secili nga fëmijët e mi është ndryshe dhe e dua këtë gjë si edhe përpiqem që ta vlerësoj këtë. Së fundmi, kam zgjedhur të udhëtoj me secilin prej fëmijëve vetëm, për të zbuluar kultura të ndryshme. Njëkohësisht po bëj të pamundurën që ata të ndjekin ato gjëra për të cilat janë të pasionuar. Për shembul, Saint pëlqen shumë futbollin, kështu që kemi shijuar udhëtime të ndryshme rreth botës për të parë lojra. Unë dua që fëmijët të jenë 100% vetvetja”, ka thënë Kim.

Shpresoj shumë që fëmijët e mi ta vlerësojnë komunitetit familjar që ne jemi përpjekur ta ruajmë. Ne të gjithë jetojmë pranë njëri-tjetrit në mënyrë që kushurinjtë të ndihen si motra dhe vëllezër me njëri-tjetrin. Eshtë shumë e veçantë dhe e rëndësishme që ata kanë njëri-tjetrin”, ka shtuar Kim.

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)