Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ky i fundit i ka bërë disa pyetje pikante në lidhje me vajzat dhe djemtë shqiptarë, nëse gënjejnë apo jo.

Dea ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me burrat e martuar dhe me fëmijë, të cilët kanë lidhje me burra të tjerë.

“Shokët e mi që janë homoseksual më kanë thënë që iu ka rastisur të krijojnë raporte me burra të martuar dhe me fëmijë”, tha Dea.

Ajo u shpreh se ato duan që të jetojnë sipas standardeve, nga ana tjetër kanë këtë sekret dhe gënjeshtër kaq të madhe për botën.

Pjesë nga intervista:

Gënjejnë meshkujt shqiptarë përballë vajzave në raport me seksualitetin e tyre dhe dëshirat e tyre seksuale?

Po

Për shembull?

Mendoj se burrat shqiptarë ndonjëherë janë të ngurtë dhe nuk e pranojnë veten ashtu siç janë. Për shembull unë kam dëgjuar histori nga djemtë që janë miqtë e mi dhe kanë një orientim tjetër seksual, pra nuk janë heteroseksual. Shokët e mi që janë homoseksual më kanë thënë që iu ka rënë të krijojnë raporte me burra të martuar dhe me fëmijë. Ata thonë se duan të jetojnë sipas standardeve të shoqërisë, duhet të jem burrë i mirë, duhet të jem bashkëshort, të kem një familje. Kjo pjesa tjetër të jetë një sekret i imi dhe është një gënjeshtër e madhe që unë i tregoj botës.