Aktorja e njohur, Demi Moore ka habitur fansat me të pathënat në librin e saj autobiografik, “Inside Out”. Në një fragment në libër, aktorja zbuloi se e ka tradhtuar ish-bashkëshortin e saj të parë, Freddy Moore me një djalë që e takoi në sheshxhirimin e një filmi, pas festës së beqarisë, disa orë para dasmës.
Natën para dasmës, telefonova një djalë që takova në sheshxhirimin e një filmi. Ika me vrap nga festa ime e beqarisë dhe shkova në apartamentin e tij.
Demi është shprehur se kishte dyshime që më parë për burrin me të cilin supozohej të kalonte pjesën tjetër të jetës së saj.
Nuk mund ta pranoja faktin që martesa ishte thjesht një mënyrë për të shpërqendruar veten nga pikëllimi pas vdekjes së babait tim. Nuk mund ta vija më në dyshim atë që po bëja. Nuk mund të largohesha thjesht nga një martesë, por mund ta sabotoja atë.



