Gazetarja e njohur politike e BBC-së, Laura Kuenssberg, 50 vjeçe, ka zbuluar se dyshon se një ministër britanik dhe partnerja e tij i kanë propozuar të kryenin marrëdhënie s*ksuale tr*she gjatë një konference partiake.

Në librin e saj autobiografik “Pay Attention”, që publikohet këtë javë, Kuenssberg tregon se kishte shkuar në dhomën e hotelit të ministrit për një takim pune, duke menduar se aty do të ishte edhe këshilltari i tij.

Por ajo e gjeti politikanin me këmishën e zbërthyer, të shtrirë në krevat, pranë partneres së tij. Gazetarja përfundoi pijen dhe u largua menjëherë.

Kuenssberg pranon se mund ta ketë keqinterpretuar situatën, por e përshkruan takimin si tepër të pakëndshëm. Ajo ka deklaruar se nuk do ta zbulojë kurrë identitetin e ministrit.

Ish-redaktorja politike e BBC-së rrëfen gjithashtu se një tjetër ministër i martuar e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë një mbrëmjeje në teatër, pas së cilës ajo ndërpreu çdo kontakt me të.

Në libër përmenden edhe mesazhe shqetësuese nga politikanë, ngacmime të tjera dhe kërcënime publike, për shkak të të cilave BBC i kishte caktuar truproja.