Përveçse është një nga aktorët më të mirë në botë, ai tashmë është shndërruar gjithmonë e më shumë në një “avokat” të natyrës, ekosistemeve dhe klimës së planetit tonë.

Është fjala për Leonardo DiCaprio-n, i cili shfrytëzon rrjetet e tij sociale por edhe daljet publike, për të folur rreth problemeve të ruajtjes së natyrës. E kështu ka bërë edhe në postimin e tij të fundit në “Instagram”.

Aktori i famshëm i Hollywood-it ia ka kushtuar një postim sërish Shqipërisë, më saktësisht lumit Vjosa. Kjo nuk është hera e parë që ai shkruan për dhjetëra milionë ndjekësit e tij në lidhje me atë që e quan “një lumenjtë e fundit të egër në Evropë”, pasi më parë ai iu bashkua nismës që kërkonte mos ndërtimin e HEC-eve mbi këtë lum.

Gjithsesi këtë herë DiCaprio shkruan se qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, ka shkruar aktori me famë botërore.

Kujtojmë se më herët gjatë muajit të kaluar, qeveria shqiptare bëri me dije se Vjosa do të shpallet Park Kombëtar. Në një aktivitet të posaçëm, u firmos marrëveshja mes Ministrisë së Turizmit dhe organizatës amerikane Patagonia për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.