Një grua është shprehur se transformimi i saj me operacione plastike që i ka kushtuar 53 mijë paund, ia ka vlejtur.
Jazmyn Forrest ka shtuar se jeta e saj ka ndryshuar për mirë që kur nisi operacionet e para në adoleshencë.
Ajo ka qenë 18 vjeçe kur ka bërë gjoksin dhe për shtatë vite rresht nuk ka ndaluari së bëri ndryshime në trupin e saj. Që atëherë, Jazmyn ka bërë rinoplastikë dhe zvogëlim të ballit gjithashtu.
25-vjeçarja, nga Gold Coast në Australi, ka vendosur gjithashtu mbushës në buzë, faqe, mjekër dhe nofull.
Ajo ka bërë liposuksion në stomakun e saj, krahët, kofshët, shpinën, mjekrën dhe fytyrën, si dhe disa seanca Botox.
Jazmyn beson se shndërrimi në një Barbie “të nxehtë” ka qenë i dobishëm.
Jo vetëm që njerëzit e trajtojnë atë më mirë, ajo gjithashtu ndihet shumë më rehat në lëkurën e saj.
Jazmyn tha për “news.com.au”: “Pashë vajza me gjoks të bërë dhe vura re se si gratë e bukura trajtoheshin shumë më mirë. E dija që atëherë duhet të investoja në trupin tim.
Me çdo operacion, unë me të vërtetë trajtohem më mirë si nga burrat ashtu edhe nga gratë, ndërsa vetëbesimi im gjithashtu rritet në qiell”.