Dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës ishte ngjarja më e përfolur gjatë kësaj javë në show-bizin shqiptar.

Një detaj që tërhoqi vëmendje në këtë dasmë, ishte momenti kur Romeo Veshaj, i cili njohet si mik i ngushtë i çiftit, i përlotur teksa i uronte.

Mbrëmjen e sotme, teksa Klea dhe Elgiti janë të ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Romeo zbuloi arsyen pse u përlot. Ai tha se qau, për shka se e di që ai vetë nuk do martohet kurrë.

“Sepse e di që nuk do martohem kurrë. Ju lutem më gjeni një nuse, kush po na dëgjon…”- tha Romeo me shaka.