Një modele e “OnlyFans” është shprehur se ka frikë që të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht ajo ndodhet në Amerikën e Jugut, aty ku vendosi që të tregonte se ishte transgjinore.

“Daily Star” shkruan se është fjala për Michelle Alexandra nga Mankunia. 27-vjeçarja ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje nga njerëz me të cilët kishte pasur marrëdhënie seksuale në të kaluarën. Madje edhe familjarët e tyre e kanë kërcënuar.

E reja ka rrëfyer se vendimin e guximshëm për të dalë para fansave si transgjinore, e ka marrë pas abuzimeve nga ish-partnerët që nuk e dinin gjininë e saj të mëparshme para lidhjes.

Michelle e bëri këtë deklaratë teksa ishte me pushime në Republikën Domenikane. Ajo ka shtuar se nuk donte ta thoshte atë ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mesazhet kanë qenë të tmerrshme dhe më kanë lënë të ndihem shumë e frikësuar për jetën time. Burrat me të cilët kam qenë i përfshirë më parë, ose të afërmit e tyre kanë thënë gjëra të tilla si ‘shpresojmë të vdesësh’ ose ‘do të të vrasim’. Gjërat që po thuhen janë të neveritshme dhe thellësisht lënduese”, ka treguar 27-vjeçarja.