Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Shkëlzen Oruçi, ishte sot i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai komentoi më shumë në lidhje me ngjarjet që ndodhën prime-ne e kaluar, në gjysmëfinale.

I pyetur se‘si e ke parë veprimin e Jozit kur qëlloi me shpullë Gjestin?’, Shkëlzeni u përgjigj:

“Ishte befasi, nuk e prisja. I kam shprehur që është i pabesë, por nuk besoja se do arrinte në këtë pikë. Ishte shumë gjakftohtë, sikur e kishte menduar mirë. Kur e pashë, më erdhi instiktivisht të futesha brenda. Shoh disa që thonë që mirë ia bëri, janë argumente të dobët si shoqëri. U trondita”.

Ai më pas shtoi se e ka shqetësuar fakti që banorët e tjerë nuk kanë reaguar. Sipas tij, Rozana dhe Larti dukej sikur e kanë dashur që të ndodhte ky incident.

“Më shqetësoi shumë fakti që nuk reaguan të tjerët. Egli e ka parë në tokë dhe nuk e ka parë momentin, Rozana ka qenë te krahu i tij. Të gjuash dikë në gjendje të lirë, ishte shumë e rëndë. Nuk ishte moment për të shtangur dhe mosreaguar. Më shqetësuese ishte dhe veprimi i Laertit, me duar në xhepa. Dukej sikur e kanë dashur”, tha ish-banori i BBV 4.

Shkëlzeni u shpreh më pas se ka folur edhe me Loredanën dhe i ka thënë:

“I kam thënë Loredanës, që ‘ajo që ndodhi ishte fatkeqësi për Gjestin, por dhuratë nga Zoti për ty’. Jozi është shumë i dëmshëm për të”.