Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional gjatë podkast-it, “Flet”, me Ilnisa Agollin, Ermal Fejzullahu la për pak anash muzikën dhe jetën personale, për të ndarë një pjesë të shpirtit të tij, ëndrrën për bashkimin kombëtar.
Kur u pyet nëse do të sakrifikonte pasurinë për diçka tjetër përveç familjes, përgjigjja e këngëtarit të dashur për publikun ishte e menjëhershme.
“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. S’po dua me thënë krejt, po gjysmën direkt, sot! Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”, tha Ermal Fejzullahu.