Pesë mijë shqiptarë veshën Hagën kuqezi në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhet Selimi dhe Jakup Krasniqi, për të kërkuar drejtësi dhe pafajësi.

Statuset në rrjetet sociale kanë qenë gjithashtu një mbështetje e madhe.

“Drejtësi pra drejtës, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama.  

Ndërkohë këto protesta u komentuan një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku në një lidhje direkte ishte këngëtari i njohur, Arian Agushi.

Gold Ag ka qenë i pranishëm në protesta të mëhershme, ka shkuar 3 herë në Hagë për të takuar liderët, por jo kësaj radhe. Gjithashtu ai ka shumë këngë patriotike.

Pjesë nga intervista:

Si ndiheshe teksa ishe publik?

Në fakt jam gëzuar shumë për pjesëmarrjen masive të shqiptarëve. Me zemër kam qenë atje, por për shkak të obligimeve familjare ishte e pamundur. Gëzohem shumë për atë tubim të bërë nga shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi, por edhe ata që jetojnë në diasporë. Ka qenë diçka e mirë me i treguar botës që ne jemi paqësor, jemi të pafajshëm dhe kërkojmë drejtësi. Kemi luftuar në trojet tona dhe lufta jonë ka qenë e drejtë.

Asnjë nga liderët nuk akuzohet personalisht, aty akuzohet UÇK-ja, e quajnë si organizatë kriminale. Kryesorja është se ata janë bashkë dhe sa herë kemi patur mundësi me i vizituar, ka qenë një ndjesi e mirë edhe për ata.

Ke shkuar tri herë, kë ke mundur të takosh?

Kam shkruar dy herë për Rexhep Selimin dhe një herë për Nasim Haradinaj. Herën e parë kur shkova për Selimin kam takuar edhe bacën Jakup. Herën e dytë kur shkova për Selimin, na ka takuar me qëndruar 1 orë edhe me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Herën e fundit kam qenë po për Selimin, por ka qenë vizita ndryshe, vetëm 40 minuta dhe duhej të ishte me mbikëqyrje.

Çfarë kujton, një kujtim, një fjalë apo një shprehje?

Një burrëri të jashtëzakonshme. Është një luftë e pambaruar akoma, kjo luftë veç pjesë e burgut, po për të pastruar përgjithmonë emrin e pastër, të shenjtë të UÇK-së, që prej themelimit e deri më sot po njolloset. Ajo luftë është e shenjtë, e pastër, është një sakrificë e djemve tanë, e motrave dhe nënave tona, e baballarëve tanë që e kanë bërë ndër vite.

Thirrja jote?

Mesazhi im është se çfarëdo që të kemi mundësi ta bëjmë, për ata burra, për ata trima tanë që i kemi duke u gjykuar padrejtësisht. Jo vetëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqi, por edhe për të tjerët që janë të dënuar. Duhet të jemi zëri i tyre pasi ata ishin zëri jonë. ata me një pushkë dhe me shtatë trimëri, kanë dalë dhe kanë luftuar kundër Serbisë. Sa kanë vuajtur para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Ata kanë luftuar për lirinë tonë dhe ne po jetojmë lirinë dhe po i shajmë nëpër komente. Pasha Zotin nuk e di se sa na e bën hallall Zoti këtë.

Çfarë po sheh nëpër komente?

Ka komente të ndryshme, ishalla nuk dilni kurrë.

Këto nuk janë mesazhe nga shqiptarë, apo jo?

Këta janë shqipfolës, nuk janë shqiptarë.

Si shpjegohet? Është motivim politik, partiak?

Ndoshta dikush ka qëllim politik, ndoshta dikush ka gjakun e shkive, tani varet, janë përzier. Ama gjak i pastër shqiptarë për të folur kundër një ushtrie, pa dallim partie. Nuk po gjykohen partitë politike, ato duhet me qenë bashkë. Ne duhet me qenë të qartë se UCK është e popullit dhe jo e partive