Përfaqësuesja e Spanjës në “Eurovision 2022”, Chanel Terrero, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku në një moment nuk ka lënë pa përmendur këngëtaren shqiptare, Ronela Hajati.

Këngëtarja spanjolle, e cila u rendit e treta në festivalin e rëndësishëm, ka zbuluar se ka një marrëdhënie të mirë me përfaqësuesen e Shqipërisë. Madje edhe më herët, dy këngëtaret janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës gjatë festivalit të “Eurovision”-it.

Gjatë intervistes, Terreroshprehu haptazi mbështetjen e saj, Hajatin, ku madje dhe publiku filloi të thërrasë emrin e saj. Këtë moment e ka publikuar vetë Ronela në “Instagram”-in e saj, ku bashkëngjitur me të shkruan se “emisionet në Shqipëri janë shumë larg për sa i përket energjisë që kanë transmetuar gjatë kohës kur ajo përgatitej për Eurovizion”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

“Emisionet ne Shqiperi jane shume larg ktij per nga energjia qe kane transmetuar,por me rendesi shendeti ??”, shkruan Ronela.

Ndërkohë kujtojmë se publiku shqiptar e ka kritikuar përfaqësuesen e Spanjës, duke qenë se edhe ajo u shfaq me tanga dhe provokuese në skenën e madhe të Torinos në Itali.