Moderatorja e njohur e sportit, Lejla Kraja, tërheq vëmendjen shpeshherë me pamjen e saj dhe fizikun perfekt, të cilin shumë vajza e ëndërrojnë.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, bukuroshja ka zbuluar se po shijon pushimet në një vend të bukur. Ajo aktualisht ndodhet në Turqi.
Lei Kraja ka lindur dhe jetuar për shumë vite në Kaliforni dhe si rezultat gëzon pasaportë amerikane.
E mesa duket kjo i ka dhënë mundësinë për të lëvizur lirshëm jashtë Shqipërisë edhe në një kohë kur kjo është e ndaluar, për shkak të frikës dhe masave të forta për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Moderatorja në postimet e saj është parë në shoqërinë e mikeshën e saj, balerinës Adela Rami.