“Flet” është një podkast pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Me rrëfime të sinqerta nga të ftuarit, pa doreza dhe me deklarata të fuqishme dhe të pathëna më parë. I ftuar në këtë episod të katërt të “Flet” me Ilnisa Agolli, ka qenë Ermal Mamaqi, për një bisedë mes artit, biznesit dhe televizionit…

Pjesë nga intervista:

Është një shprehje e jotja që e ke përdorur në një dalje publike, ku thua “Shqiptari gjakun ta fal, fëmijën ta fal, por suksesin nuk ta fal”…

Është me të vërtetë një shoqëri deri diku e çuditshme, sepse po vuajmë akoma këto efektet post komuniste, por ajo që unë i këshilloj njerëzve, është që të jenë mirënjohës dhe të jenë të dëshiruar për suksesin e tjetrit dhe ta shikojnë një njeri të suksesshëm me admirim. Sepse ti tërhiqesh nga njerëzit të cilët i shikon si model dhe do të bëhesh si ata dhe jo t’i luftosh.

Si shkove te bota e biznesit?

Duket e fortë, por unë besoj që edhe familja është biznes, nëse ti do ta shikosh si një biznes për shembull, ti investon tek biznesi dhe biznesi të kthen. Ti investon kohë te fëmijët e tu, ti shikon që fëmijët ndryshojnë dhe të duan më shumë. Kur investon diçka te gruaja jote, gruaja jote të do më shumë. Unë u futa në botën e biznesit dhe besoj që çdo gjë është biznes, edhe arti, edhe trajnimet, edhe çdo gjë tjetër. Dhe që të funksionojë, duhet të trajtohet si biznes. /TAR/