Ai është një nga emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar. Është fjala për Turjan Hysko, i cili ditën e sotme feston ditëlindjen. Urimet për të kanë qenë të shumta, duke nisur nga miqtë, kolegët dhe fansat e tij.

Por e dini se sa vjeç bën sot Turi? Producenti i njohur mbush plot 36 vjeç. E sigurisht që kjo do të jetë një nga ditëlindjet më të veçanta për të, pasi ka marrë lajmin më të bukur. Ai do të bëhet baba për herë të parë.

Turi dhe Orinda Huta zbuluan pak ditë më parë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, e ky lajm i ka gëzuar pamasë.