Një nuse ka mbetur duke pritur vetëm në altar pasi nëna e dhëndrit, e cila nuk e kishte parë kurrë më parë atë, tha se ishte “shumë e shkurtër dhe e shëmtuar” për t’u martuar me djalin e saj.

Sipas Yabaleft, nëna e dhëndrit kishte parë vetëm fotografi të nuses së ardhshme, kështu që nuk e dinte se si ishte në realitet. Ajo u përball me të për herë të parë në ceremoninë e dasmës.

Thuhet se vjehrra ishte zhgënjyer kur e pa partneren e djalit dhe sipas saj nuk ishte tërheqëse. Për këtë arsye, ajo i ka thënë të birit që të ndalonte ceremoninë menjëherë, pasi nuk mund ta linte që të lidhte kurorë me zonjën tuniziane, Lamia Al-Labawi.

Para se të shpërthente e gjithë kjo, nusja është fotografuar pranë dhëndrit, i cili është kapur teksa fshinte fytyrën me shami.

Ndërkohë që nga ky moment aspak i zakontë, Lamia ka postuar herë pas here në rrjetet sociale për t’u treguar njerëzve se çfarë i kishte ndodhur në ditën e saj të madhe.

Ajo ka rrëfyer se është jetime dhe shpenzoi një pasuri për dasmën e saj, të cilën më pas ia mori ish-vjehrra. Gjithashtu thuhet se nusja e shkatërruar ishte aq e turpëruar sa nuk mund të shikonte njerëzit në sy pas refuzimit.