Dita e Halloween është këtu dhe të gjithë po zgjedhin kostumet e tyre për t’u dukur sa më të frikshëm por dhe sa më seksi.

I tillë është dhe rasti i 40-vjeçares Shirley Flinn, ose e njohur ndryshe si “Busty Malone”, për shkak të gjoksit të saj gjigand. 40-vjeçarja, nga West Midlands, e sheh 31 tetorin si kohën e përsosur për të përqafuar anën e saj ‘erotike’ dhe ‘sensuale’.

Pavarësisht se është krenare për natyrën e saj seksuale, pamja e Busty Malone nuk pëlqehet nga të gjithë  dhe sezoni drithërues nuk është një periudhë shumë e mirë për të.

Ajo beson se Halloween-i është që gratë të vishen si të “përdala” pa pasur komplekse dhe fikë për këtë. Megjithatë, ajo shpesh përballet me gjykime për kostumet e saj. Në një intervistë ekskluzive për Daily Star, Shirley foli hapur për problemet e saj gjatë festimit të festës.

 “Halloween-i është një nga periudhat e mia të preferuara të vitit, kur femrat mund të vishen totalisht si të përdala dhe të mos shqetësohen për këtë. Më pëlqen absolutisht të vishem për Halloween, duke nxjerrë në pah anën time më të errët dhe më sensuale, unë jam gjithashtu erotike. Halloëeen është si ana më e errët e Ditës së Shën Valentinit plot argëtim seksi erotik për të gjithë të rriturit.”

Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh një kostum të nxehtë.

“Padyshim që përpiqem të gjej veshjen e duhur që të përshtatet me gjoksin tim, pasi shumica e dyqaneve në dhe jashtë linjës kujdesen vetëm për madhësinë mesatare të bustit”, zbuloi Shirley.

“Gjinjtë e mi janë gjithmonë të tejmbushur mbi kostumet e mia dhe ndonjëherë ata luftojnë për të dalë  sipër, gjë që mund të jetë e bezdisshme pasi njerëzit mendojnë se dukem si një yll porno. Ndonjëherë shkakton që përmbajtja ime e mediave sociale të ndalohet.”