Fjolla Morina ka disa ditë që bën postime të ndryshme në profilin e saj në “Instagram”.
Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit e saj një video ku shfaqej duke gjuajtur dhe shkelur gjëra shumë luksoze nga gardëroba e saj. Këngëtarja e bëri këtë veprim për t’u treguar ndjekësve të saj që nuk kanë vlerë gjërat e tilla, pavarësisht vlerës që kanë.
Pas këtyre veprimeve, ka reaguar edhe Fisnik Syla. Ish-bashkëshorti i Fjollës e ka konsideruar të turpshëm veprimin e këngëtares, përmes një videoje që duket të jetë bërë në kohën kur ia ka blerë e kanë qenë bashkë.
“Shumë gjest i turpshëm dhe i shëmtuar. Ani pse i përbuz, se ja kam blerë unë. Po ka pasur rastin e vetëm një herë në jetën e saj që të bëjë diçka të mirë, që ti shet dhe ato para ti dhurojë për bamirësi. Çanta që e gjuante, në vlerë 30,000 euro dhe shumë gjëra të tjera. Turpi nuk paska kufi”, ka deklaruar ai në rrjetin social “Instagram”.
I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, Fisniku deklaroi se Fjolla duket që nuk ëhstë në gjendje tëm irë psikologjike dhe i këshilloi të mjekohet. Ai tha se vetëm një çantë kushtonte 31 mijë euro dhe mudn të ndihmonte shumë familje.
“Kjo gjë që ka bërë e ka bërë për të treguar që gjërat që mi ke marrë ti nuk i dua. Unë nuk kam folur fare me Fjollën. Prandaj kam reaguar përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk ka vetëm çantat dhe Rolex-et që ka hedhur ay, që nuk ja kam kërkuar dhe unk od ja këkroj kurrë. Ajo mund t’i shesë dhe t’i dhurojë paratë për familjet në nevojë nëse nuk do t’i mbajë. Është gjyna ndaj Zotit, është mëm mirë t’i dhurosh se sa t’i hedhësh ashtu. Çanta kushton 31 mijë euro. Ajo ka dhe shumë gjëra të tjera.
Unë shpreh keqardhjen sepse duket që ajo është shumë keq psikologjikisht. I këshilloj të mjekohet. Unë nuk ndjej përgjegjësi për këtë gjendje, ne i kemi sqaruar më herët gjërat tona. Por çdo ndarje është e vështirë. Nuk kam qef ta shoh keq. Fjolla ka pasur vetëm të mira nga unë, asnjë të keqe. Njeriu nuk duhet t’i tejkalojë gjërat. Mua për gjërat materiale nuk më ka interesuar. Por është gjesti që më vrat. Ka shansin për të bërë një bamirësi, mos e shkel me këmbë të mirën. Sa ka qenë më mua, se kam parë duke përdorur lëndë narkotike.”- tha Fisnik Syla.