Luiz Ejlli ka gjetur momentin për të folur rreth Ronaldos, bashkë me Armaldon dhe Arianën. Gazetari u vendos në qendër të vëmendjes, teksa u bë pjesë e thashethemeve.

Në një moment gjatë bisedës, këngëtari i njohur u shpreh se “Ronaldo është i rrezikshëm”.

“Këta i konsideroj njerëz pa shtyllë kurrizore. Ai nuk është i fortë, është i rrezikshëm, të bën dëm”, tha këngëtari.

Nga ana tjetër tenori i njohur u shpreh: “Ai gjeti terren, të mori në qafë. Për atë punë ka ardhur këtu”.

Ronaldo ishte në kamper deri të martën, kur më pas doli bashkë me Zhaklinën dhe u bë pjesë e banorëve të tjerë.