Nëse je krenar për punën që ke bërë apo bën është padyshim një gjë mjaft e mirë. Pasi kjo do të thotë se je e plotësuar dhe e realizuar.
Duket se me këtë mendim është edhe aktorja pornografike, Mia Khalifa, e cila së fundmi është shprehur se është më keq ta shesësh trupin duke u rekrutuar në ushtri sesa në rrjetet erotike me pagesë, siç bën ajo vetë.
Këtë deklaratë të fortë, 29-vjeçarja e tha gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Ziwe”.
i asked mia khalifa if there is a difference between the sex work industry and hollywood pic.twitter.com/GossWfire4
— ziwe (@ziwe) July 22, 2022
“Sinqerisht mendoj se të shesësh trupin, nëse e mbajmë në këtë kuptim në ushtri është me keq se të jesh në ‘OnlyFans’. Ti po ia shet trupin qeverisë”, u shpreh Mia.
Modelja e njohur nuk e la me kaq, pasi shtoi se është “shumë më pak destruktive të jesh në rrjete si ‘OnlyFans’, sesa t’i shërbesh një qeverie të fiksuar për dominim botëror, që zakonisht është në rolin e agresorit kur është fjalë për luftërat moderne”.
Nga ana tjetër, intervistuesja e saj Fumudoh u kap paksa e papërgatitur dhe tha vetëm “Wow”.
Gjithashtu në këtë intervistë, 29-vjeçarja rrëfeu se fiton gati 10 mijë dollarë në ditë nga llogaritë e saj erotike. Sipas saj, janë shumë më tepër sesa totali prej 12 mijë dollarë që fitoi gjatë tre muajve në industrinë pornografike.