Shpeshherë na ndodh të shikojmë foto të personazheve të njohur të showbiz-it shqiptar kur kanë qenë të vegjël.

Janë vetë ata të cilët i publikojnë këto foto duke kujtuar me nostalgji fëmijërinë e tyre. Së fundmi ishte Morena Taraku e cila ka ndarë për ndjekësit e saj një foto kur ka qenë e vogël, një vajzë shumë e ëmbël dhe simpatike.

Këngëtarja është cilësuar si një nga femrat më të bukura Shqiptare ku njihet për format e saj perfekte trupore apo fotot provokuese që poston shpesh herë në Instagram.

Prej kohësh tashmë jeta e Morena Tarakut është ndarë midis Kosovës dhe Turqisë.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe nuk heziton të reklamojë jetesën e saj luksoze. Taraku shpesh herë është bërë kryefjalë e mediave tona në lidhje me pasurinë e saj, gjë që nuk i ka shpëtuar as mediave turke.

Disa javë më parë “Snob Magazin” i dedikoi një shkrim, Morenës duke publikuar disa foto të realizuara në qytetin Nişantaşı të Turqisë. Në foto duket këngëtarja dhe babai i saj duke arritur tek makina e tyre luksoze në ngjyrë portokalli.