Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Krist Aliaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” dhe ka treguar shumë rreht marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë të “BBV2” dhe çfarë ka ndodhur me historinë e tij dhe të Keisi Medinin.
Pse u interpretua kënga se ishte për ty?
Nuk e kam dëgjuar me vëmendje po e kam dëgjuar nga burimet se ishte “diss” ajo ‘bye bye’, kam qenë i sinqertë kur thash që nuk më intereson nuk më intereson, nuk bëj lojra, mund të jetë për shumë çuna nuk e di nëse eshtë për mua apo për ndonjë ish tjetër…