Keisi Medini ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “E Diell” me Beniadën dhe Argjirën, ku ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”, por jo vetëm.

E pyetur nëse pas daljes nga shtëpia është takuar me Lorencin për të sqaruar keqkuptimet e krijuara mes tyre gjatë kohës që ishin pjesë e BBVIP, ajo tha se nuk janë takuar pasi nuk do ta zgjasë si bisedë.

“Jo nuk kam patur, secili mban përgjegjësi për veprimet e tij dhe nuk kam pse  zgjas më si bisedë këtë”- tha ajo.

Ndërkohë, Keisi ka dhe dy fjalë për raportin që Kristi ka krijuar gjatë ditëve të fundit në shtëpi me Dean, duke thënë se e kishte vënë re që kuptoheshin shumë mirë me njëri-tjetrin por e sheh këtë marrëdhënie vetëm si miqësi.

“Varet se e sheh, është ndryshe jashtë dhe ndryshe brenda. Të them të drejtën, unë i kam parë që më parë që kanë një miqësi mes tyre, kuptoheshin shumë mirë me njëri-tjetrin. Nuk më pëlqen që përmendet si një lidhje e tretë, në fillim kishte këtë gocën, pastaj Keisin, tani Dean, por nuk kam reaguyar sepse them kur nuk më intereson…”- tha Keisi.