Çifti i famshëm, John Legend dhe Crissy Teigen, është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ndan me miliona fansat detaje nga jeta private. Ata nuk ngurrojnë që të postojnë si momentet e bukura ashtu edhe të trishtuarat.
Së fundmi, Legend dhe Teigen kanë treguar rezidencën e tyre të re në Beverly Hills. Dyshja shitën një rezidencë me shtatë dhoma gjumi, tetë banja, në pronësi të mëparshme të Rihanna-s, vitin e kaluar.
Për kopertinën e “ARCHITECTURAL DIGEST”, çifti pozoi me tre nga fëmijët, Luna, Miles dhe Esti. I porsalinduri Wren, nuk është fotografuar.
Ndërkohë prona e re e tyre u rinovua nga arkitekti dhe dizajneri i brendshëm, Jake Arnold.
Ky i fundit ka punuar për Katy Perryn, Rashida Jones dhe Aaron Paul dhe gjithashtu ka punuar më parë në studion e regjistrimit të Legend.
View this post on Instagram
John Legend i tha AD-së se shtëpia e tyre e fundit ishte paksa “më e errët” dhe “e mbyllur” dhe se ai dhe Teigen ishin tërhequr nga prona e tyre e re për shkak të cilësisë së dritës së saj.
“Ne donim të krijonim diçka magjike, veçanërisht për fëmijët”, shpjegoi ai.