Jessica Alves ka zbuluar se ka shtuar peshë pas operacionit të saj të fundit kur ka ndërruar gjini, e kjo ka ndikuar negativisht tek ajo. Prandaj ka treguar se ka vendosur që të bëjë bajpas gastrik.
Teksa po fliste ekskluzivisht për “MailOnline”, ylli brazilian i TV, ka pranuar se po mendonte që të bënte operacion që të humbte kilogramët e tepërt.
Madje Jessica ka folur edhe për jetën e saj seksuale. 37-vjeçarja ka pranuar se 3 muaj pasi ka kryer operacionin ku ka ndërruar gjini, ka qenë në gjendje që të kryejë marrëdhënie me “vagëtën e saj të re”.
Jessica ka treguar se është mjaft e lumtur me pamjen e saj të re, por dëshiron që të bëjë edhe disa ndryshime në gjoks.
37-vjeçarja, e cila aktualisht ndodhet në Los Angeles, ka treguar se operacionin e radhës do ta kryej brenda dy javësh.