Kompozitori i famshëm rus Rodion Shchedrin, i cili kompozoi muzikë për balete me famë botërore, ka ndërruar jetë gjatë natës në moshën 92 vjeç, njoftoi Teatri Bolshoi i Moskës. “Një nga gjenitë më të mëdhenj modernë ndërroi jetë gjatë natës”-tha Teatri Bolshoi në një deklaratë. “Rodion Shchedrin është një fenomen unik dhe një epokë e tërë në jetën kulturore muzikore botërore”, theksohet në deklaratë.

I lindur më 16 dhjetor 1932 në Moskë, kompozitori u bë i njohur në Perëndim me Suitën Carmen, muzikë për një balet që ai kompozoi në vitin 1967, në të cilin gruaja e tij, balerina e famshme ruse Maya Plisetskaya, shkëlqeu në skenën e Bolshoi-t. “Prima balerina absolute” Maya Plisetskaya, siç e quante Bolshoi, ndërroi jetë në vitin 2015.

Duke u frymëzuar nga përrallat ruse dhe letërsia klasike ruse, Shchedrin kompozoi gjithashtu baletet “Kali i Vogël me Gunga”, “Anna Karenina” (nga Leo Tolstoy), “Pulëbardha” (nga Anton Chekhov). Ai kompozoi gjithashtu operën “Lolita” nga romani kontrovers i Nabokov-it, premiera botërore e të cilit u dha në vitin 1994 në Stokholm, ndërsa u shqua për simfonitë dhe koncertet e tij për piano dhe orkestër, të cilat u prezantuan në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara. Një kompozitor i të paktën 80 veprave në total.