Prezantuesi dhe aktori australian Alister Smart është ndarë nga jeta. Ai ishte një nga figurat më të njohura të televizionit për fëmijë në Australi, veçanërisht për rolin e tij si prezantues i programit “Play School”. Smart u nda nga jeta më 9 shtator, por lajmi për vdekjen e tij u bë publik vetëm rreth një muaj më vonë. 

Ai ishte pjesë e episodit të parë të “Play School” dhe gjatë viteve ndau ekranin me figura të njohura si Noni Hazlehurst, Don Spencer, John Hamblin dhe Lorraine Bayly. 

Përveç punës si prezantues, Alister Smart kishte një karrierë edhe si aktor dhe regjisor. Ai ishte shfaqur në seriale të njohura australiane si “Neighbours”, “Blue Heelers” dhe “A Country Practice”. 

Pas njoftimit të lajmit, fansat kanë reaguar me mesazhe prekëse në rrjetet sociale, duke e kujtuar për rolin që pati në fëmijërinë e disa brezave. “Play School” është një nga programet më jetëgjata për fëmijë në Australi, me 61 sezone dhe afro 3 mijë episode që prej nisjes së tij.