Mbrëmjen e djeshme, Qetsor Ferrunaj dhe Nita Latifi kanë komentuar momentin që Efi Dhedhes donte që të largohej nga “Big Brother VIP”, pas përfundimit të një ‘Prime’.

Teksa Nita tha se ‘ishte shumë keq atë Prime’, Qetsori ia pret menjëherë ‘pse nuk iku?’.

Sipas tij, të gjitha këto i ka skema. Ndërsa teksa po qeshnin me të madhe, Nita i kthehet Qetsorit ‘shuj se po dalim në Prime duke u tallë’.

Pjesë nga biseda:

Nita: Seriozisht ishte keq atë natë, atë Prime

Qetsori: Pse nuk iku? Po rri se i ka skema ajo, ja ka marrë dorën të bëhet keq. Ta mbush mendjen se është keq me të vërtetë.

Nita: Mos i thuaj për këto që të thashë, se mi ka thënë si anash

Qetsori: Si ëndërr. Se mund të thotë kur ta kam thënë

Nita: O Nita a je normal

Qetsori: Ku si vete mendja, ça si pjell mendja

Nita: Strategji

Qetsori: Strategji mbi strategji, strategji në katror. Strategji se do iki vetë

Nita: Shuj se po dalim në ‘Prime’ duke u tallë

Qetsori: Strategji se do iki vetë. Jo do iki nesër, jo do iki pasnesër