Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i vendosi banorët përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhej t’i kthenin përgjigje dhe t’i argumentonin.
“Banorë, Vëllai i Madh iu vendos përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhet t’iu përgjigjeni duke i argumentuar. Sipas krahut orar, secili banor përzgjedh një pyetje dhe i përgjigjet. Pas raundit të parë të pyetjeve, fillon sërish banori i parë duke përzgjedhur një tjetër pyetje. Kujdes, nuk mund të ndërroni pyetjen që ju bie dhe nuk mund të refuzoni përgjigjen. Respektoni kohën e njëri-tjetrit”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Një nga pyetjet që i ra Lorës ishte:
“Me kë do doje të flije e qetë në shtrat?”, dhe këtu shpërthyen të qeshurat mes banorëve.
Më pas Lorna lexon pjesën tjetër të pyetjes:
“Jo domosdoshmërish romancë”.
“Pyetja ime është shumë pikante”, tha fillimisht ajo dhe më pas shton:
“Do doja të flija me Kristin në një shtrat që ta kuptoja ça planesh thur natën që bën ditën e pafajshme”.



