Momente paniku u regjistruan gjatë një rodeoje në lagjen Bronx të New York-ut, ku një kalorës 25-vjeçar mbeti i plagosur pasi u rrëzua nga një dem i tërbuar dhe më pas u shkel prej tij. Pamjet e publikuara tregojnë të riun duke humbur kontrollin ndërsa ndodhej mbi kafshën. Dyshohet se ai goditi kokën gjatë lëvizjeve të forta të demit, duke humbur për pak çaste ndjenjat.

Sipas autoriteteve, demi filloi të lëvizte me forcë, duke e hedhur 25-vjeçarin në tokë. Menjëherë pas incidentit, stafi i sigurisë dhe organizatorët ndërhynë për ta larguar nga rreziku dhe për të neutralizuar kafshën. I riu mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua me urgjencë në spital. Sipas informacioneve zyrtare, ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se pas rrëzimit, 25-vjeçari dukej se kishte humbur përkohësisht ndjenjat. Kalërimi mbi dema konsiderohet një nga disiplinat më të rrezikshme të rodeos, për shkak të forcës dhe lëvizjeve të paparashikueshme të kafshëve.