Për mijëra vjet, gratë në mbarë botën lindnin në pozita të drejta; të ulura, të përkulura apo në gjunjë. Sot, shumë prej tyre lindin të shtrira në shpinë. Por kjo nuk është domosdoshmërisht mënyra më e mirë apo më e sigurt. Lindja e fëmijës është një proces natyror që trupi i gruas e njeh prej mijëra vitesh. Megjithatë, një nga praktikat më të përhapura sot në maternitetet moderne, lindja e shtrirë në shpinë nuk është as mënyra më tradicionale, as më e favorshme për trupin e gruas.
Në fakt, për pjesën më të madhe të historisë njerëzore, gratë kanë lindur në pozita të drejta, qoftë të ulura në stola lindjeje, në gjunjë apo të përkulura. Këto pozita jo vetëm që ndihmonin procesin natyror të lindjes, por edhe e bënin atë më të lehtë falë ndihmës së gravitetit. Atëherë, pse sot kaq shumë gra lindin të shtrira në shpinë? Janet Balaskas, themeluese e Active Birth Centre në Mbretërinë e Bashkuar dhe autore e disa librave mbi lindjen aktive, thotë se ekziston ende një mungesë e madhe njohurie rreth fiziologjisë natyrale të lindjes.
“Sido në botë dhe për mijëra vite, gratë kanë lindur spontanisht në forma të ndryshme të pozitave të drejta apo të përkulura”, argumenton ajo. Megjithatë, me kalimin e kohës dhe institucionalizimin e lindjes në spitale, gratë filluan të vendoseshin gjithnjë e më shumë në pozita të shtrira, duke e kthyer lindjen nga një proces natyror në një ngjarje kryesisht mjekësore.
Shumë studiues e lidhin këtë ndryshim me mjekun francez François Mauriceau, i cili në shekullin e 17-të promovoi lindjen në shtrat si më “të rehatshme” për gruan dhe më “praktike” për mjekun mashkull që e asistonte. Në librin e tij të vitit 1668, Mauriceau e trajtonte shtatzëninë si një lloj sëmundjeje dhe sugjeronte që gratë të lindnin në shtrat, për të shmangur vështirësitë e lëvizjes pas lindjes. Por disa historianë mendojnë se ndikimi mund të ketë ardhur edhe nga një figurë tjetër franceze: Mbreti Louis XIV.
Perceptimi për lindjen me operacion cezarian ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Dikur kjo lindje konsiderohej si alternativa e fundit për të përfunduar lindjen. Ndërsa ndërsa në ditët e sotme, shumë gra e zgjedhin si procedurë, edhe pse ndonjëherë nuk është e nevojshme, për faktin e thjeshtë se nuk duan të përjetojnë një lindje të zgjatur. Gjatë këtij operacioni, përmes një incizioni horizontal prej 10 cm (e ashtuquajtura laparotomi Pfannestiel) në fund të barkut, kryhet hapja e mitrës me qëllim nxjerrjen e bebit.




