I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë instruktori i palestrës Remil Peqini. Ai ka folur më shumë mbi dashurinë dhe marrëdhëniet romantike sot…
Pjesë nga intervista:
Pse nuk po funksionojnë lidhjet sot?
Ajo çfarë shoh unë sot, është që ka shumë çifte që janë të ndarë. Madje mund të them që të dielave, nuk ka më as bori makinash me njerëz që martohen. Janë shumë të rralla. Si meshkujt, ashtu dhe femrat, po bëhen më shumë individualë, më shumë të pavarur. Edhe nëse ndahen, edhe nëse janë me fëmijë, nuk i tremb më ndarja. Por unë mendoj se kjo duhet të trembi pak. Brezi i prindërve tanë nuk e kanë pasur kaq të thjeshtë sa e ka brezi jonë. Dy njerëz, duhet të jenë bashkë në ditë të mira dhe të këqija. Sot brezi jonë nuk ka më durim. Ka humbur durimi. /TAR/



