E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë nutricionistja Anisa Kakija, për të folur më shumë mbi mënyrën tonë të të ushqyerit, cilat ushqime janë të dëmshme, por jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Sa rol kyç ka ushqimi në aktivitetin tonë seksual, në dëshirën tonë për të pasur një jetë seksuale më aktive, në aromat e trupit tonë, pra në intimitet? A ka rol ushqimi?
Po, sepse ndikon në hormonet tona. Libidoja lidhet shumë me nivelet e testosteronit, progresteronit, estrogjenit. Nëse ti konsumon alkool, alkooli është i pari që e redukton në mënyrë të ndjeshme testosteronin te meshkujt dhe te femrat. Është hormon mashkullor, por dhe femrat e kanë, por në nivele të ndryshme. Por testosteroni është i rëndësishëm edhe tek femrat dhe duhet të kemi nivele optimale. Alkooli e ul testosteronin në mënyrë shumë të ndjeshme.
Çfarë e dëmton estrogjenin te femrat?
Ushqime që e rëndojnë mëlçinë, sepse është mëlçia ajo që i përpunon, pra ushqime që e lodhin mëlçinë. Mund të them alkooli, sheqeri… /TAR/



